Secondary Adv

Avancojnë punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Papër, realizohet 46 për qind e projektit

Përshpejtohen punimet në segmentin Elbasan-Papër, pjesë e Korridorit VIII.

Shumë shpejt, pritet që autostrada të bëhet funksionale për qarkullim. Punimet në këtë kantier sipas ARRSH, po vijojnë me ritme të mira, realizimi fizik i projektit ka arritur në masen 46%.

 

Ky autoritet njofton se kanë përfunduar punimet për gërmimin e trupit të rrugës dhe janë drejt përfundimit punimet për veprat e artit, si: mure gabion, tombino dhe box-e. Paralelisht po punohet edhe me mbrojtjen lumore (pilota).

 

Ky investim pjesë e Korridorit VIII, do të përmirësojë qarkullimin rrugor me kushte e standarde të larta sigurie. Në përfundim të punimeve kjo do të jetë një autostradë e kategorisë A që plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret europiane të lëvizjes.

 

Korridori VIII është një nga korridoret e rëndësishme PanEuropiane që përshkon Shqipërinë dhe konsiderohet si investim strategjik në infrastrukturë. /Scan


Më të lexuarat